Lucio
 
FC Internazionale Milano v SSC Napoli - Serie A

Lucio

Kombesia: Brazilian
Lindur ne: Brasilia (Bra)
Data e Lindjes: 8 Maj 1978
Rroli: Mbrojtes
Gjatesia: 188 cm
Pesha: 84 kg


*U rrit në Planaltina, filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1997 me ekipin
e vogël te Guará. Në të njëjtin vit u bler nga Internacional, klub i shtetit të "Rio Grande do Sul",
ekip ku ai luajti për tre sezone dhe arriti në 51 prezenca me kete klub.
*Transferohet në Evropë në vitin 2000, për të luajtur me gjermanet e Bayer Leverkusen.
Në vitin 2002 ai luajti finalen e Champions League, duke shenuar nje gol ne kete ndeshje,
edhe pse ekipi i tij u mund me rezultatin 2-1 nga Real Madridit. Gjatë qëndrimit të tij në Bayer
ai shenoi rreth 15 gola ne kampionat.
*Në maj 2004 Bayern Muchen e blen Brazilianin për shumen e 12 milion euro, duke e bërë
atë të nënshkruajë një kontrate 3 vjecare. Në dhjetor 2005, zgjatet kontrata e tij deri ne vitin 2010,
Kontrate e cila perfundonte në vitin 2007. Me ekipi bavarez ka fituar tre kampionatet kombëtare,
shumë Kupat Gjerman dhe dy League Cup. Në 9 sezone qendrimi ne Bundeslige ka shenuar me shume se 20 gola.
*Me 16 korrik te vitit 2009, Bayern komunikon se Lucio kishte anulluar kontraten e tij me ekipin Bavarez
per te kaluar ne Milano tek ekipi Zikalter per shumen e 7 milion eurove. Me 20 korrik 2009 Lucio nenshkruan
nje kontrate 3vjecare me Inter, kontrate ku ai perfiton 4,5 mil euro ne sezon deri ne vitin 2012. Shenon
golin e tij te pare me ekipin e Inter ne ndeshjen kunder Napolit, gol i devijuar ne porte nga Braziliani pas nje
harkimi ne zonen e rreptesise ne nje ndeshje te perfunduar me rezultatin 3-1 per ekipin Zikalter.
*Në vitin 2000 mer pjesë me ekipin kombëtar të Brazilit në Olimpiadën e mbajtur në Sydney.
Në të njëjtin vit ai bën debutimin e tij me ekipin e Brazilit. Dy vjet me vone bohet pronari i mbrojtjes se
Brazilit qe fiton kampionatin boteror te Korese se Jugut dhe Japonise, kampionat ne te cilin trajneri
i Brazilit e aktivizoi ate ne çdo ndeshje ashtu si Marcos dhe Cafu duke i luajtur te gjitha 7 ndeshjet,
deri ne finale te ketij kompeticioni.
*Ka Luajtur si titullar dhe ne kampionatin e botes ne vitin 2006, deri në çerek-finale
kur Brazili u eleminua nga Franca. Në gusht 2006 i jepet shiriti i kapitenit te kombetare Braziliane CT Dunga.
Me Kombetaren Braziliane ka luajtur edicionet 2001, 2003, 2005 dhe 2009 te Kupës se Konfederates,
duke e fituar kete Kupë në vitin 2005 dhe 2009 edicion në të cilin ai shënoi golin e 3-2 ne finale kundër Shteteve të Bashkuara.



Karriera Sportive
Internacional P.A. (A - Bra) [1998 - 2000 ]
Bayer Leverkusen [ 2000 - 2004 ]
Bayern Muchen [ 2004 - 2009 ]
Inter [ Qershor 2009 - Ekipi Aktual ]