Home
 

“Princi” Milito: Shpresoj të mos ndalem më

 Sulmuesi argjentinas është rikthyer te goli pas katër muajsh kundër Barit në “San Siro”

“Mbreti” ka zhbllokuar “Princin”. Por më pas i ka bërë të gjithë të kuptojnë se kush komandon në këtë moment. Tek Interi që është rikthyer të kryesojë i vetëm renditjen e Serisë A kryqëzohen përrallat e dy poleve të kundërta të Palermos që janë kthyer të tërhiqen nën hënën e plotë të “San Siros”. Ku Milito dhe Eto kanë shkëlqyer dhe kanë çuar Milanin në minus pesë.

Goli i mungonte që nga nata magjike e Madridit dhe argjentinasi e ka rigjetur pas 4 muajsh. Një shpërthim që pritej. Te festa e “Princit” në fakt të gjithë kanë marrë pjesë në mënyrën e tyre. Tifozët zikaltër me banderolën: “Të jemi shumë mirënjohës për mos të të pritur. Diego Milito, tifozët janë me ty”. I gjithë stadiumi e ka mbështetur Militon me kore duke thirrur më shumë se një herë emrin e tij pas golit.

Por mbi të gjitha shokët e skuadrës, që kanë bërë gjithçka ishte e mundur për të rikthyer “Princin” te goli. Duke mos iu bindur presidentit zikaltër. “Do të ishte shqetësuese nëse të gjithë do të ishin të fiksuar nga idea për të ndihmuar Militon të shënojë”, ka thënë Morati para ndeshjes. Por, përveç Hulio Sezarit të gjithë janë munduar ta ndihmojnë argjentinasin.

I pari, nuk kishte si të ishte tjetër veçse “Mbreti Luan” që ka shënuar dygolëshin e tij të radhës në këtë sezon (pesë, duke përfshirë edhe ndeshjet e tjera). Nëse kapiten Zaneti, i ndalur nga një problem me mushkëritë, ka rrezikuar bllokimin e frymëmarrjes, miku Diego ka rrezikuar infarktin për gjithçka që ka mbajtur brenda gjatë këtyre ditëve të vështira.

Në fillim ka përqafuar veten, më pas kanë ardhur edhe të tjerët. Jo Eto dhe Shnejder, që kanë festuar bashkë në anën tjetër të fushës. Por vetëm për një moment. Dy sulmuesit janë përqafuar gjatë në mbrëmjen që i ka rikthyer zikaltrit në kreun e renditjes. “Eshtë një gjë e bukur rikthimi te goli, por më e bukur është ta ndaj këtë emocion me skuadrën dhe stafin, - ka thënë Diego. - Jemi shumë të bashkuar. Edhe me Benitezin. Tani shpresoj të mos ndalem më. Por ajo që ka rëndësi është skuadra”.

Dhe skena midis dy sulmuesve është përsëritur pas golit të parë të Etosë me penallti. Sapo arbitri Macoleni ka akorduar pealltinë të dy janë paraqitur menjëherë te pika e bardhë e penalltisë, duke konfirmuar urinë e madhe për gol. Pasi Milito i ka lënë nderin Etosë kundër Udinezes, kamerunasi këtë herë i ka thënë qartë: “Këtë do ta gjuaj unë”.

Argjentinasi ka provuar të këmbëngulë, por sytë e “Luanit” nuk kanë pranuar replika. “Vendosin ata se cili do të gjuajë, - ka shpjeguar Benitez. - Këtë herë ka qenë Eto që është ndier më i sigurtë, në të ardhmen do të shohim”. E njëjta gjë ka ndodhur edhe te penalltia e dytë. “Këtë do ma lësh mua?”, ka thënë argjentinasi. “Tashmë e kam topin në duar… Të kam ndihmuar të shënosh. Dhe duhet të rimarr gjithçka që të kam dhënë në sezonin e kaluar”, i është përgjigjur Eto.


Benitez: Le të luajmë futboll

Trajneri i Interit, Rafa Benitez, është duke tentuar që ta nxjerrë veten nga polemikat e referimit në futbollin italian, pasi që pret që në ndeshjen Roma-Inter të tregohet fytyra e vërtetë e referimit në Serie A.

“Mendoj se kjo ndeshje është e duhura për të treguar se në çfarë niveli janë referët. Unë gjithmonë kam pasur besim në gjyqtarët italian. Ata kanë treguar se janë të mirë. Ne duam të luajmë futboll dhe të përqëndrohemi në këtë”.

“Ranieri? Ai ka përvojë dhe është i mirë. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë në kampionat, por vetëm pas ndeshjes ndaj Interit. Roma është ekip cilësor me lojtarë të mëdhenj. Ne e kemi parë këtë në superkupë. Do të jetë e vështirë për ne”, ka thënë Benitez.

Eto’o e dëshiron Messin te Interi



Samuel Eto’o thotë se ai ka biseduar me presidentin e Interit, Massimo Moratti për angazhim të tre shtyllave të Barcelonës, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi.

“Messi është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe një personalitet shumë i mirë. Kam respekt të madh për të siç i respektoj edhe Iniesta, Xavi dhe Valdes”.

“Para takimit me Barcelonën vitin e kaluar, bisedova me Presidentin dhe i thash Morattit se nëse dëshiron të sjellë futbollistë te Inter, kampionët si ata do të ishin simbol për klubin, si njerëz dhe futbollistë”, ka thënë Eto’o.